Dy viktima të dhunës në familje në Prizren në 24 orët e fundit

Dy gra në Prizren kanë qenë viktima të dhunës në familje vetem në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në rastin e parë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga vëllai i saj.

Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti është në kërkim.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.