Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje, njëra grua raporton se u sulmua fizikisht nga vjehrri

Dy raste të dhunës familjare janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Sipas raportit policor, një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin vjehrrin e saj është sulmuar fizikisht nga ai.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Prizren. Viktima ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.