Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim në Ferizaj, të enjten më 27.06.2024 për nje grua që dyshohet se është zhdukur.

Raportuesi ka njoftuar policinë, se më 26.06.2024 rreth orës 16:40, gruaja është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka konfirmuar se ky rast është nën hetime.

Në Prizren poashtu është raportuar një burrë i zhdukur.

Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se burri është larguar nga shtëpia më 24.06.2024 rreth orës 14:00 dhe prej asaj dite nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Policia ka konfirmuar se po e hetojnë edhe këtë rast.