Drejtori i ri i Postës 'krenohet' se i ekzekutoi rrogat me kohë

Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari, është ‘krenuar’ që ka arritur të ekzekutojë rrogat e punëtorëve me kohë.

Për këtë, Posta e Kosovës ka lëshuar komunikatë, duke thënë se janë ekzekutuar rrogat e punëtorëve, kategoria gradat 1 deri në 5.

“U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Rafet Jashari, një ditë pas marrjes së detyrës, me datë 4 qershor 2021, ka arritur të ekzekutoi pagat e punëtorëve me kohë, kategoria gradat 1 – 5, si dhe është duke punuar intensivisht së bashku me Menaxhmentin e Postës, që brenda një afati shumë të shkurtër, të ekzekutoi pagat edhe për pjesën tjetër të mbetur të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, fokusi kryesor i U.D. Kryeshefit të Postës në krye të menaxhmetit të kësaj ndërmarrje, është stabiliteti financiar i saj.

Rafet Jashari është emëruar ushtrues i detyrës së Kryeshefit të Postës më 3 qershor, pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit nga kjo pozitë.

Rafet Jashari emërohet ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës