Drejtori i Agjencisë së Akreditim takon zyrtarët amerikanë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, u prit sot nga përfaqësuesit e Seksionit të Diplomacisë Publike, në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Gjatë takimit, siç thuhet në një postim të AKA-së në Facebook, u bisedua për rëndësinë e rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë dhe ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës.

Postimi i plotë i AKA-së:

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, u prit të premten nga përfaqësuesit e Seksionit të Diplomacisë Publike, në Ambasadën e SH.B.A.-së në Prishtinë, ku u diskutua për projektet që janë duke u zbatuar. Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës. Një temë tjetër e takimit ishte rëndësia e pavarësisë institucionale të Agjencisë së Akreditimit, transparenca dhe llogaridhënia, në mënyrë që të nxitet zhvillimi i sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.