Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë - Foto: KALLXO.com

Drejtoresha e Pulmologjisë, Rukije Mehmeti e infektuar me COVID-19

Drejtoresha e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, Rukije Mehmeti,  ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar Mehmeti për KALLXO.com.

“Po, është e vërtet”, tha shkurt ajo.

Mehmeti tha se është në vetizolim.

Për shkak të rritjes së rasteve përveç Klinikës Infektive ku trajtohen pacientët me COVID-19 tashmë janë shtuar edhe Klinika e Pulmologjisë, Neorologjisë dhe Mjekësisë Sportive.

Në Kosovë deri më tani janë rreth 500 mantelbardhë të infektuar me coronavirus, rreth 120 prej tyre janë mjek.

Dje ka vdekur një mjek nga coronavirusi në Komunën e Vitisë, kështu duke shënuar vdekjen e parë nga komuniteti i mjekëve në Kosovë.

6045 persona janë të infektuar me COVID-19 tash e katër muaj që nga rasti i parë i shënuar në Kosovë, 3226 prej tyre e kanë kaluar këtë sfidë, ndërsa 144 kanë vdekur.