Foto: KALLXO.com

Viti: Mjeku vdes ishte i infektuar me Coronavirus

Ka vdekur mjeku i parë familjar në Kosovë i infektuar me COVID-19.

Për vdekjen e mjekut, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa sipas Odës, mjeku është nga komuna e Vitisë ku edhe ka shërbyer si profesionist.

“Doktori i parë që humb betejën me COVID-19. Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka.Fadil Zuka
Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, pastaj në Pozheran. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.