Paris. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dorëhiqet kryeministrja franceze, Elizabeth Borne

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, do të largohet nga posti pas më pak se dy vitesh në detyrë, raporton BBC.

Në një deklaratë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Borne ka treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës së saj në detyrë.

Nuk dihet ende se kush do të emërohet si pasardhës i saj.

Borne do të qëndrojë në post derisa një kryeministër i ri të marrë detyrën, thuhet në një deklaratë nga Pallati Elysee.

Ajo ishte kryeministrja e dytë grua e Francës dhe me shërbimin më të gjatë, pas Edith Cresson, e cila shërbeu në rolin e François Mitterrand nga 1991-92.

Ministri 34-vjeçar i Arsimit Gabriel Attal, ministri i Forcave të Armatosura Sebastien Lecornu dhe ish-ministri i Bujqësisë Julien Denormandie janë cilësuar të gjithë si zëvendësues të mundshëm.

Partia e Macron humbi shumicën e saj parlamentare në vitin 2022, që do të thotë se kryeministri i ri do të përballet me një luftë të vështirë për t’i kthyer politikat e Presidentit në ligj.