Foto: Dogana e Kosovës

Dogana: Kosova ka rritur eksportin në Shqipëri për 7 për qind

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Gjatë takimit është diskutuar për raportet tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë me theks të veçantë progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes dy vendeve.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7 për qind më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 për qind”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve.