Djali dyshohet se shtyu nënën të vriste veten

Një rast shtytje në vrasje është raportuar se ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin e Pejës.

Djali sipas policisë ka shtyrë nënën e tij që të bëj vetëvrasje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin ndërsa thotë se gruaja ka tentuar që të vetëvritej.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë në Pejë në lidhje me rastin. Të njëjtit thonë se raportimin e kishin marrë nga Spitali ku ishte dërguar për trajtim gruaja.

Personi tashmë i dyshuar për shtytje në vetëvrasje është në kërkim policor.