Distria Krasniqi kalon në finale, siguron medalje olimpike

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e tretë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ajo në arenën ‘Nippon Budokan’ në Tokio të Japonisë e ka mposhtur xhudisten e mongoleze Urantseteg Munkhbat.

Me këtë fitore dhe kalimin në finale, Krasniqi ka siguruar medaljen e argjendë, ndërsa do të luftojë që në Kosovë të sjellë medaljen e artë olimpike në përballje me japonezen, Tonaki Funa.

Kosova në ditën e parë ka siguruar medalje, pasi Distria Krasniqi ka kaluar në finale në kategorinë 48 kilogramë në xhudo.

Ndaj Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia, Krasniqi fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës.

Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria, por synim i saj natyrisht është e arta.

Në finale, Distria takohet me japonezen Funa Tonaki. Ajo pas një lufte shumë të fortë e mposhti ukrainasen Dariya Bilodid.

Distria Krasniqi e  nisi me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike. Në kuadër të raundit të dytë, Distria e ka mposhtur brazilian Gabriela Chibana. Ndaj saj fitoj me hedhje te bukur, për Ippon. Rrethin e parë, Distria Krasniqi e kaloi pa luftë.

Distria Krasniqi e fitoi luftën e dytë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ajo në arenën Nippon Budokan në Tokio të Japonisë e ka mposhtur xhudisten e Taipeit Kinez, Chen-Hao Lin. Meçi çerekfinal i kategorisë deri 48 kilogramë u vendos fare shpejtë, për 19 sekonda.