Distria e artë në Izrael

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Krasniqi e mposhti britaniken Chelsie Giles në finale të kategorisë deri 52 kilogramë.

Me medaljen e artë në Masters, kampionia olimpike ka fituar 1800 pikë në ranglistën botërore.

Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, në të cilën paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se xhudistja kosovare, Nora Gjakova, lufton sot për medaljen e bronztë.