Disa deputetë infektohen me COVID-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se disa deputetë janë infektuar me COVID-19.

Osmani u ka dëshiruar atyre shërim të shpejt, si dhe ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të respektojnë rekomandimet për shkak të pandemisë.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për mbajtjen e dy seancave. Në seancën e parë, e cila është vazhdim, në rend të ditës është votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo seancë është thirrur për në orën 09:00.

Ndërkaq, në seancën e dytë të thirrur për në orën 10:00, në rend të ditës janë tri interpelanca të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Interpelanca e parë është thirrur në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e dyta ka të bëjë me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik” dhe e treta është  në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.