DIREKT – Keqqeverisja e ndërmarrjeve publike

Në edicionin e radhës në #KallxoPërnime është duke u transmetuar debati për ndërmarrjet publike në Qeverinë Kurti 2.

Një hulumtim i #KallxoPërnime zbardhi raportet financiare të ndërmarrjeve publike si Trepça, Posta e Kosovës e Telekomi Kosovës dhe ndërmarrjeve të tjera të cilat humbën para.

Hulumtimi zbardhi se mesazhet nga ministrja Rizvanolli për performancën e ndërmarrjeve u ndërtuan mbi fitimet e KEK-ut.

Cilët njerëz të politikës janë drejtorë të këtyre ndërmarrjeve?

Si ndikon punësimi i financuesve dhe anëtarëve të parive në Ndërmarrje Publike?

Cila është gjendja në “Trepçë” sot?

Panelistë në debat janë Armend Muja – deputet i Vetëvendosjes; Nagip Skenderi – Njohës i ekonomisë dhe profesor në Universitetin e Prishtinës; Jakup Bellaqa – Njohës i ekonomisë; si dhe Ibrahim Jonuzi – Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.