Dhunë në familje, të dyshuarat rrihen mes vete

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Lipjan më 17.05.2024 rreth orës 13:00, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë dy gra të dyshuara janë përleshur në mes vete dhe si pasojë e kësaj të njëjtat kanë marrë tretman mjekësor.

Të njëjta sipas Policisë me urdhër të prokurorit janë liruar nën procedurë të rregullt.

“Dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes vete. Si pasojë të njëjtat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- njoftoi Policia.