Ilustrim - FOTO - Aksident

Detaje të reja për aksidentin afër Klinës

KALLXO.com ka raportuar me herët për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

VIDEO: Aksident me të lënduar në rrugën Pejë- Prishtinë

Për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Në ora 15:50, në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë ka dalë nga rruga. Personi që ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.