Arkiv

Detaje të reja nga aksidenti në Bresalc të Gjilanit, ka të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i cili ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në magjistralen Prishtinë – Gjilan më saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Informatat e fundit janë se katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i cili ka ndodhur në hyrje të fshatit Bresalc. Fatmirësisht kemi të bëjmë me lëndime të lehta. Në aksident kanë qenë të perfshira tri vetura”, tha Hashani për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi në lidhje me aksidentin.

Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan

.