Arkiv

Aksident në magjistralen Prishtinë - Gjilan

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në fshatin Bresalc.

Të përshfirë në aksident janë tri vetura.

Lajmin për KALLXO.cm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Deri më tani mund të ju konfirmoj se aksidenti ka ndodhur dhe janë të përfshira tri vetura. Pasi që aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë hetuesit ende janë në vendin e ngjarjes dhe ende nuk kemi raport të detajuar”, tha Hashani për KALLXO.com.