Salla e gjykatës. Foto: Kallxo.com

Dështon seanca ndaj ish këshilltarit të Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës

Ish-këshilltari i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, Beqir Ismaili i akuzuar për mos deklarim të pasurisë apo deklarim të rremë të pasurisë, nuk ka prezantuar në gjykimin ndaj tij.

Sipas mbrojtësit të tij, Arsim Bilalli, i njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore, prandaj nuk ka mundur të prezantojë në seancë.

Prezent në sallë ishte prokurorja e rastit, Ajshe Ferati dhe përfaqësuesja e Agjencisë kundër Korrupsionit, Lindita Demi.

Seanca e radhës u shyte në kohë të pa caktuar.

Sipas aktakuzës Beqir Ismaili, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik si këshilltar i  Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk ka paraqitur të dhënat e këruara në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Sipas  prokurorisë, Isaili në formularin për deklarim të pasurisë, të datës 24.04.2020 në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka deklaruar shumën e saktë të të hyrave vjetore të përgjithshme në vlerë prej 14 mijë euro,  duke mos i raportuar pagat të cilat i ka marrë derisa ka qenë në marrëdhënie pune në Arabi e as pagën që e ka marrë si drejtor i Akademisë Diplomatike.

Me këto veprime ai po akuzohet se ka kryer veprën panale mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë.