Deputetja e AAK-së: Duhet të garantojmë të drejta të barabarta të shqiptarëve në veri

Time Kadrija nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se e drejta për banim dhe e drejta në pronë, janë të drejta themelore të njeriut të garantuara në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kadrija gjatë debatit parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në Mitrovicën Veriore dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t`u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, tha se është e pa pranueshme dhe kundrejt çdo të drejte të njeriut ajo që po ndodh me shqiptarët që jetojnë në komunat në veri të vendit.

“Kemi parë çdo ditë në media për kolonizimin që po ndodh nga banorët serb në tokat e shqiptarëve pa u pyetur fare këta të fundit. Ne duhet të garantojmë të drejta të barabarta të tyre”, tha ajo.