Deputeti i LVV-së thotë se do të votojë kundër shtrenjtimit eventual të energjisë elektrike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, ka thënë se vota e tij do të jetë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Nuk pajtohem me propozimin e ZRrE-së për t’i dëmtuar qytetarët tanë”, tha Meta.

Meta ka thënë se bën thirrje që të fokusohen tek qytetarët.

“Gjatë gjithë kohës fushatën e kemi udhëhequr duke thënë se deri tash është bërë politikë me qytetarët, tani do të bëjmë politikën bashkë me qytetarët. Po bëj thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi tek ta”, tha ai.

Gjithashtu Meta ka thënë se mendimi i tij është ndryshe, jo për t’u bashkuar me opozitën, por se do të jetë gjithmonë kundër gjërave që shkojnë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Deputetë e qytetarë, do të ndaj një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues janë familjarët tanë. Vota ime do të jetë kundër rritjes eventuale të rrymës, shtrenjtimit të rrymës elektrike”, tha Meta.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e jashtëzakonshme lidhur me shtrejtimin e energjisë elektrike.