Deputetët: Në veri të Kosovës po zvogëlohet numri i popullatës shqiptare

Kuvendi i Kosovës ka filluar debatin parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Deputetaj e PDK-së, Valdete Idrizi, tha se po vazhdon rritja e popullatës serbe dhe rënja e numrit të popullatës shqiptare në veri të Mitrovicës.

“Janë duke e bërë me qëllim që gjatë zgjedhjeve lokale mos të fitojnë asnjë vend në asamblenë komunale në veri dhe të jetë 100 për qind me serb”, tha ajo.

Idrizi tha se përveç ndërtimeve dhe presioneve që u janë bërë banorëeve shqiptarë ata janë detryruar që ti shesin pronat na skamja dhe nga presioni.

Sipas saj, Serbia po i blenë në mënyrë të organizauar.

“Edhe në ato lagje ku ska pas kurrë banesa kolektive ajo i ka ndërtu. Ka pasë të tillë kur kanë refuzu t’i shesin pronat janë sulmuar. Qytetarët e veriut po frikësohen sepse e njëjta gjë po ndodh edhe ne jug të Serbisë në Medvegjë që po bëhet shpopullimi i shqiptarëve nga presionet e vazhdueshme”, tha ajo.

Idrizi tha se kanë qenë në lokalitetet e shqiptarëve të veriut dhe sipas saj e kanë parë frikën me të cilën ata balafaqohen.

“Përveç pamundësimit të kthimit dhe mos lejimit të ndërtimeve po ju pamundësohet qëndrimi i tyre i sigurtë atje”, tha ajo.

Iderizi shtoi se shqiptarët atje janë të diskriminuar edhe sa i përket punësimit, e shkollimit.

“As zyra për komunitete nuk është themelu akoma, nuk ka shkollë për shqiptar atje. Në Kodrën e Minatorve janë në baraka”, tha Idrizi.

Idrizi shtoi se serbët marrin përkrahje nga taskapaguesit shqiptar dhe prej qeverisë serbe.

Ndërsa sipas saj shtëpit e shqiptarëve nuk janë ndërtu deri në vitin 2012.

Ajo ka bërë ftesë që të bëhet një strategji e përbashkët.

“Ju ftoj ta bëjmë si shtet një strategji të përbashkët nëse nuk e bëjmë sot nesër do të jetë shumë vonë”, tha ajo.