Deputetët ende në Kuvend, seanca pritet të rifillojë pak para orës 1:00

Kanë kaluar më shumë se 9 orë që kur ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u shqyrtuar projektbuxheti për vitin 2020.

KALLXO.com merr vesh se seanca pritet të vazhdojë rreth orës 00: 40 pas mesnatës.

Kjo seancë filloi në orën 15:00 të ditës së sotme.

Opozita e lëshoi seancën pak para se projektbuxheti të votohej në leximin e parë.

Ligji për buxhetin u miratua në leximin e parë me 63 vota pro.

Buxheti për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

Miratohet në lexim të parë projektligji për buxhetin