Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Depo me pemë e perime në Gjilan përfshihet nga zjarri

Një depo me pemë dhe perime në Gjilan është përfshirë dje nga zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

Policia ka njoftuar se ankuesi ka raportuar në polici se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri depo në të cilën kishte pemë dhe perime.

Nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e një shtëpie në afërsi, ndërsa rasti është duke u hetuar.