Dëmtohet gypi i ujit, disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit është dëmtuar një gyp i ujit me diametër fi 250 mm, në rrugën ‘Ilaz Kodra’ të Prishtinës.

Si pasojë e dëmtimit të gypit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në këtë rrugë si dhe një pjesë e lagjes Dardania dhe te banesat e ‘arabëve’ në lagjen Kalabria.

“Me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar intensivisht që të sanojnë defektin sa më shpejtë në mënyrë që furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonës”, thuhet në njoftimin e Kompanisë së Ujësjellësit ‘Prishtina’.