Deliu Kodra: Amendamentet e opozitës përjashtohen nga mazhoranca

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se amendamentet e propozuara nga opozita për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, po përjashtohen.

“Po shihet që është një përjashtim total i shqetësimeve të cilat adresohen nga deputetët e opozitës dhe kjo qeveri ashtu siç e ka filluar vet qeverisjen e saj me skandale të shumta, me veprime të shumta nepotike po tregon se po shpërfill vullnetin e qytetarëve të cilët e kanë votu opozitën dhe i ka lënë komunat në mëshirë të disa projekteve minimale”, tha ajo.

Deliu Kodra tha se dy amendamente të propozuara nga ajo nuk kanë marrë përkrahjen e mazhorancë.

Sipas saj, ky rishikim është për ti destinuar mjetet në interesat që qeveri sipas saj i ka të qarta për të prekur tek shqetësimet për zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë.