Delegacioni i Kosovës do të vizitojë lokacionin e varrezës masive në Kizhevak

Të mërkurën e ardhshme një delegacion i Kosovës do të vizitojë punimet në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë.

Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar ka deklaruar se punimet do të vazhdojnë deri të dihet se janë kryet të gjitha punimet dhe aty nuk ka mbetje mortore.

Ndryshe, në këtë lokacion dje janë gjetur mbetje mortore, ndërsa, punimet kanë vazhduar edhe sot.

Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave dje janë gjetur në një lokacion në Kizhevak afër Rashkës në Serbi.

Zyra për media e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar më 30 nëntor se ka filluar zhvarrosja e këtyre mbetjeve mortore, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës.

Ekspertët e ICMP-së po ofrojnë ndihmë mjeko-ligjore për zhvarrosjen, në lokacionin që gjendet rreth 250 kilometra në jug të Beogradit dhe sipas Hollidayt, ekipi u vendos atje në fillim të kësaj jave./RTV21