COVID-19, shefi i UNMIK-ut kërkon nga mediat të mos zbulojnë të dhënat personale të pacientëve

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara që të mbështesin të drejtat e njeriut gjatë luftës kundër COVID-19.

Tanin inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshmëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.

Po ashtu, shefi i UNMIK-ut përsërit thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënve personale, duke përfshirë edhe mediat.

“I bindur se Kosova do t’i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Zahir Tanin.