Coronavirus - Musk kundërshton urdhrat dhe rihap fabrikën e Tesla-së në Kaliforni

Tesla ka rihapur fabrikën e vetme të veturave elektrike në SHBA – në Kaliforni, përkundër urdhrave vendorë kundër prodhimit.

Të hënën, shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk shkruajti në Twitter se prodhimi ishte rifilluar dhe ai do të jetë “në linjë me të gjithë të tjerët”.

ShBA dhe qeveritë lokale janë duke u përpjekur të përcaktojnë mënyrën më të mirë për t’u hapur pas bllokimit

Të shtunën, Elon Musk tha që Tesla kishte ngritur një padi kundër qarkut duke i kërkuar gjykatës të hiqte urdhrin që ndalon prodhuesin e makinave të rifillojë prodhimin.

Në vend që të presë për një vendim, Z. Musk njoftoi në Twitter të hënën se fabrika do të rihapet.

Departamenti lokal i policisë tha se ishte në dijeni të situatës, por se do të vepronte në diskrecionin e zyrtarëve shëndetësor të qarkut.

Departamenti i Shëndetit Publik i Qarkut Alameda tha të hënën se po “komunikonte në mënyrë aktive” me Tesla në lidhje me rihapjen e planeve dhe se po merrte të njëjtën qasje që kishte marrë me biznesin,tjetër që kishte shkelur urdhërat e bllokimit, raporton CNN.

Fabrika ka qenë e mbyllur për të gjitha operacionet thelbësore të kufizuara që nga 26 marsi.