Ilustrim

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.78 euro për litër, për benzinë është 1.72 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 8 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Krahasuar me të enjten, edhe sot çmimi i benzinës është liruar për një cent.