Çifti ukrainas që e kaloi ditën e parë të martesës duke mbledhur armë për ta mbrojtur vendin e tyre

Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin kaluan ditën e tyre të parë të martesës duke mbledhur armë e tyre për ta mbrojtur Ukrainën.

Qifti në fjalë u martua vetëm disa orë pasi Rusia e filloi pushtimin e saj në vendin e tyre. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke grumbulluar armë dhe duke u përgatitur për ta mbrojtur Ukrainën.

Kishin në plan ta bënim një dasmë në muajin qershor, mirëpo çifti nuk ndjehen më të sigurt për të ardhmen e tyre.

Arieva dhe Fursin janë regjistruar që të dy me Forcat e Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë. Sapo u armatosen, çifti u drejtua për në zyrën e partisë së tyre politike, Solidariteti Evropian.

“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë edhe armë./CNN