Sulm/ Ilustrim

Çifti rrahet mes vete pas një mosmarrëveshjeje

Një grua e komunitetit serb dhe një burrë shtetas maqedonas janë rrahur mes vete dje.

Policia ka njoftuar se çifti kanë qenë duke bashkëjetuar dhe pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar njëri- tjetrin.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar, pasi që i njëjti kishte qenë në ndikim të alkoolit.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit ku me vendim të këtij të fundit burri është dërguar në mbajtje për 48 orë.