Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Çfarë moti do të mbajë në Kosovë të shtunën dhe të dielën?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë vikendit në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell i përcjellë me vranësira, reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Të shtunën, më 18.05.2024, sipas IHK-së, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Kurse të dielën, më 19.05.2024, sipas IHK-së parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”- thuhet në njoftim.

Po sipas IHK- së, të dielën, erërat do të fryjnë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.