Certifikohen 23 hetues të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës (PK) njofton se sot janë certifikuar 23 hetues policorë, të cilët kanë ndjekur trajnimin e mbështetur nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e dëshmive”.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti si dhe Atasheu i Programit të ICITAP-DD pranë Ambasadës Amerikane për Kosovë, Kimberly Riffe ndanë certifikatat për pjesëmarrësit”, njofton PK.

Sipas Policisë, ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së partnerit strategjik të ICITAP-it për ngritjen e kapaciteteve policore.