Bujar Osmani sugjeron rol të OSBE-së në zgjedhjet eventuale në veri
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka publikuar nëntë hapa që përmes tyre mund të arrihet shtensionimi i situatës në veri, në të cilat gjithashtu ka sugjeruar edhe rolin e OSBE-së në zgjedhjet eventuale.
Osmani ka thënë se si hap i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit.
Në hapin e dytë, ai thotë që Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia të ulë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura, kurse si hap i tretë Policia e rregullt, me ndihmën e #KFOR-it dhe #EULEX-it , të merret me sigurinë tokësore.
“Protestat të anulohen kurse funksionet dhe shërbimetkomunale të kthehën. Jeta normale të rifillon. Të u jepet qasja punonjësve komunalë. Kryetarët e Komunave të japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme komunale të mbahen këtë vit”- ka thënë Osmani.
Ai ka sugjeruar që OSBE të mbështesë procesin zgjedhor, duke rritur besimin mes komuniteteve.
“OSBE-ja të angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit. OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë”- janë hapat që duhet të ndërmerren sipas ministrit.
📍@OSCECiO Roadmap: 9 Steps for De-escalation & Normalisation
➖Achieving durable peace & stability in #Kosovo: Ways ahead for returning & participation of Kosovo Serbs in t/ democratic processes1. Kosovo & Serbia reaffirm commitment to t/ basic agreement & #OhridProtocol.(1/4)
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 3, 2023
Serbët lokal në komunat veriore Zveçan, ZubinPotok dhe Leposaviq janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Të hënën e 29 majit, situata kishte eskaluar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me disa pjesëtarë të KFOR-it. Si rezultat i saj, mbetën të lënduar 30 paqeruajtës.
SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.
SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa. Mirëpo kryeministri Albin Kurti po insiston që kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.
Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.
Zgjedhjet e parakohshme në veri së fundmi i përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti, pas telefonatave nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan.
Dy diplomatët perëndimorë, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme. Një ndër qëllimet e vizitës është shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.
Përderisa sot, Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë “dhe pa kushte të marrin masa për të shtensionuar situatën, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar”.
“Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje” – thuhet në reagimin etij.
Ai ka shprehur shqetësimin edhe mbi ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe.