Brnabiq: Serbia është e frustruar me BE-në, nuk synojmë antarësim në NATO

Kryeminstrja e Serbisë, Ana Brnabiq në ‘Forumin e Prespës’, theksoi se ky shtet është i dëshpëruar nga Bashkimi Evropian.

“Të gjithë që jemi këtu e kuptojmë qartë Edi Ramën që ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë karshi BE. Dua të theksoj se edhe ne jemi tejet të frustruar dhe ishte një çlirim për ne.”, tha Brnaqbiq.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ‘në një periudhë është në depresion, të zhgënjyer, përsëri në depresion’.

“Nuk keni asnjë emocion dhe nganjëherë jeni indiferentë. Një lëvizje 360 shkallë siç tha Edi”, tha Brnabiq.

Ajo theksoi se do të vazhdojnë me Mini Schengenin Ballkanik por edhe me integrimin në BE.

Brnabiq në këtë samit po ashtu theksoi se Serbia nuk ka synim anëtarësimin në NATO.

“Sa i përket sinergjisë mes BE dhe ShBA, Serbia është në një pozitë specifike, po flasim për integrimin euro-atlantik. Serbia është vend e cila angazhohet për integrim evropian, jo për euroatlantik. Në këtë kontekst dallohemi nga shtetet tjetra përveç Bosnjës. Ne dëshirojmë të jemi në BE por jo në NATO, ne jemi ushtarakisht neutral”, theksoi më tej ajo.

Ajo shtoi se çështjet e vështira politike duhet të mbahen në mend, siç është dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, por, siç thotë ajo, ka kaq shumë gjëra të tjera që mund të bëhen për qytetarët.