Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë. Foto: Shkodrane Dakaj

Brnabiq i reagon Kurtit: Kemi pritur 10 vjet që Kosova ta formojë Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht dhe menjëherë, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka theksuar se Serbia është duke pritur një dekadë që Kosova të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi harxhuar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër [Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell njoftoi zyrtarisht  për marrëveshjen [arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm pa vonesa”.

Ky është reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e që nxitura kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, të bëjë një kundër reagim ndaj kërkesë së Kurti që marrëveshja e Ohrit të “zbatohet plotësisht dhe menjëherë”.

Sipas Brnabiqit Serbia është duke pritur që një dekadë që Kosova t’i zbatojë Marrëveshjen e Brukselit”,

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Kosova të bëjë punën e saj, 10 vjet që ta formojë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Bëje atë”, ka shkruar Brnabiq në Twitter./ Dukagjini