Botohet libri për varrezat e vjetra në Ulqin

Studiuesi Ali Bardhi ka botuar kohë më parë librin, “Varrezat në Ulqin”, në të cilin janë përfshirë 400 gurvarre të vjetra të zonës së Ulqinit me rrethinë.

Libri është botuar nën kujdesin e “Art Club” në Ulqin, ndërsa aty është përfshirë edhe varri-gurvarri i Ymer Prizreni, udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili ka vdekur dhe është varrosur në Ulqin më 1887.

Botimi i këtij libri, sipas studiuesve do të kontribuojë në ndriçimin e historisë së qytetit të Ulqinit dhe rrethinave të tij.

Orientalisti Vexhi Buharaja, ekspert në deshifrimin e mbishkrimeve varrore konsideron se mbishkrimet orientale në gurët e varreve të vjetra, përveç se japin të dhëna me vlerë historike, janë dhe një material plotësuese që  konfirmojnë të dhënat e burimeve të ndryshme.