Ballina e librit ‘Rituale të paturpshme’. Foto: KALLXO.com

Botohet libri me satira politike, ‘Rituale të paturpshme’

Është botuar përmbledhja poetiko-satirike, “Rituale të paturpshme” e Izet Abdylit.

Përmes sarkazmës, parodisë, satirës e ironisë, autori Abdyli tregon dobësitë, të metat, paaftësitë e korrupsionin e politikës shqiptare.

Studiuesi Prend Buzhala thotë se poezitë e këtij libri janë reagime të drejtpërdrejta se çka po ndodh në jetën tonë politike, se cili është karakteri e mentaliteti i këtyre politikanëve.

Poezitë e këtij libri, shton më tej Buzhala, bëjnë karakterizimin e portretizimet e politikanëve dhe qeveritarëve, të konvertitit politik, dyfytyrësisë në jetën politike, servilitetet, etj.

“Ka aty, edhe një lloj kërkimi të karakterizimeve edhe me lojë fjalësh qoftë nga fondi krijues autorial, siç është fjala a(m)kademikat, qoftë me burime nga humori popullor, siç është poezia për sulltan pekmezat”, ka potencuar studiuesi Buzhala.

Ballina e librit ‘Rituale të paturpshme’. Foto: KALLXO.com