Botohet një libër studimor për tri fusha të rëndësishme të trashëgimisë kulturore

Ditë më parë ka dal nga shtypi libri “Biblioteka, arkiva dhe trashëgimia kulturore” i autorit Izet Abdyli, botuar nga Klubi letrar ‘Rifat Kukaj”.

Ky libër vjen si rezultat i një pune të përkushtuar të autorit, në vrojtimin dhe studimin e tri prej segmenteve mjaft të rëndësishme të kulturës, siç janë bibliotekat arkivat dhe trashëgimia kulturore.

Libri sjell rezultate me interes për trashëgiminë kulturore, të cilat Abdyli i grumbulloi gjatë hulumtimeve nëpër burime arkivore, dokumente e faktografi, të mbështetura edhe me literaturë shkencore, me çka lexuesit i ka ofruar të dhëna interesante për temat e trajtuara në libër.

Shumica prej këtyre rezultateve të botuar në kët libër janë prezantuar në konferenca shkencore, seminare e aktivitete të ngjashme.

Libri ofron mjaft të dhëna për fushat e trajtuara, sidomos për bibliotekat si institucione me rëndësi të veçantë kulturore, edukative e arsimore, ku ruhet kujtesa e një populli.