Ilustrim

Lufta në Gaza: Raportohet për dhjetëra të vrarë në një sulm

Dhjetëra palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në shtëpitë në të cilat i strehojnë personat e zhvendosur në qytetin qendror të Gazës, Deir al-Balah, sipas udhëheqësit të spitalit lokal dhe një reporteri të AP atje.

“Kemi 45 të vrarë nga bombardimet izraelite në shtëpitë e tri familjeve në Deir al-Balah në orën e kaluar” – i tha Reuters të martën Dr Eyad Al-Jabri, udhëheqësi i spitalit Shuhada Al-Aqsa në Deir al-Balah.

Në 12 orët e fundit, ushtria izraelite i ka intensifikuar sulmet e saj në kampin e refugjatëve Jabaliya në veri, me sulme të koordinuara nga ajri, toka dhe deti në zonën me popullsi të dendur ku mijëra njerëz janë ende të bllokuar.

Ndërkohë, Reuters raporton se krahu i armatosur i Hamasit pretendon se ka vrarë ose plagosur tetë trupa izraelite dhe ka shkatërruar 24 automjete ushtarake të martën.

Ndaras nga kjo, Ushtria Izraelite, IDF, ka publikuar emrat e dy ushtarëve që thotë se u vranë të martën – njëri duke luftuar në Gaza dhe tjetri në një aksident automobilistik në Izraelin jugor.

OKB-ja ka vlerësuar se më shumë se 75% e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda vendit nga këto shtëpi që kur Izraeli e filloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala