Dritan Abazoviq, kryeminsiter i Malit te Zi

Borrell uron Abazoviqin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka uruar votimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, e cila do të drejtohet nga Dritan Abazoviq.

Borrel tha se mezi pret të nisë bashkëpunimin me Qeverinë e re drejt rrugës së Bashkimit Evropian ndërsa shtoi se Mali i Zi është partner i besueshëm.

“Mirë se vini qeveria e re e kryeministrit Dritan Abazoviq në Mal të Zi. Po presim me padurim rrugën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besueshëm, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi ai në twitter.

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re, që do të drejtohet nga Dritan Abazoviq.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër ishin tre deputetë.

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Mali të Zi