Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Mali të Zi

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re, që do të drejtohet nga Dritan Abazoviq, raporton Vijesti.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër ishin tre deputetë.

Qeveria e re nga Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, Partia Popullore Socialiste pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ka 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol.

Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të Malit të Zi