Josep Borrell - Foto: Facebook/ Josep Borrell

Borrell: Heqja e tarifës nga Qeveria e Kosovës - vendim i rëndësishëm

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell është shprehur i lumtur për vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Borrell e ka quajtur vendim të rëndësishëm, sidomos në këtë kohë pandemie.

“I lumtur të shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga Qeveria në detyrë e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Ky është një vendim i rëndësishëm.  Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës nga COVID-19”, ka shkruar Borrell në rrjetin social Twitter, të martën.

Qeveria e Kosovës është përballur me një presion ndërkombëtar për heqjen e tarifës 100 për qind – e vendosur nga Qeveria Haradinaj më 2018.