Blinken flet për negociatat për armëpushimin në Gaza

Negociatat që synojnë sigurimin e një armëpushimi të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi po “i afrohen më shumë” një marrëveshjeje, ka deklaruar të mërkurën (20.03.2024) Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ne kemi punuar me zell me Katarin, Egjiptin dhe Izraelin për të paraqitur një propozim të fortë. Ne kemi bërë pikërisht këtë, por Hamasi nuk e ka pranuar atë. Ata janë kthyer me kërkesa shtesë dhe kërkesa të tjera. Negociatorët janë aktualisht duke iu adresuar atyre”- ka deklaruar në dukje Blinken, raporton media amerikane, CNN.

Sipas zëdhënësit të Hamasit, Osama Hamdan, përgjigja e Izraelit ndaj kundërofertës së fundit të Hamasit “ishte kryesisht negative” dhe nuk i plotësoi kërkesat e Hamasit.

Kundërpropozimi i fundit, i paraqitur javën e kaluar, përfshinte lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të 700 deri në 1000 të burgosur palestinezë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e konsideroi propozimin e Hamasit “jorealist”.

Blinken, aktualisht në një turne në Lindjen e Mesme, është planifikuar të takohet me udhëheqësit arabë në Egjipt sot përpara se të niset për në Izrael të premten.

Operacioni i ushtrisë izraelite në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës ka vazhduar për tri ditë. Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës raportoi se civilët në spital po përballen me mungesa të nevojave themelore. 

Ushtria izraelite deklaroi se ka eliminuar 90 “terroristë” dhe ka kapur një operativ të lartë të Hamasit që dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e tre djemve në vitin 2014. Dëshmitarët okularë pohuan se forcat izraelite qëlluan mbi individë në spital dhe arrestuan gazetarë dhe punonjës shëndetësorë palestinezë, të cilët ata me sy të lidhur dhe të zhveshur deri te të brendshmet.

Gjykata e Lartë e Izraelit e ka ndaluar përkohësisht një iniciativë të qeverisë për të riatdhesuar një grup pacientësh dhe foshnjash palestinezë në Gaza pas një raporti të CNN. Vendimi erdhi pasi një organizatë jofitimprurëse izraelite paraqiti një peticion në përgjigje të raportit të CNN.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se qeveria e tij së shpejti do të miratojë një plan për evakuimin e civilëve nga Rafah, një qytet jugor në Gaza, ku janë strehuar rreth 1.5 milionë njerëz. Megjithatë, ai tregoi se një ofensivë e afërt ushtarake në qytet nuk ishte në horizont.

Kanadaja nuk i ka dhënë asnjë leje të re eksportit të armëve Izraelit që nga 8 janari, “dhe ky pezullim do të vazhdojë derisa të sigurojmë pajtueshmëri të plotë me rregulloret tona të eksportit”. Raportet e mëparshme nga CNN sugjeruan se Kanadaja kishte ndaluar eksportet e mallrave dhe teknologjisë ushtarake jo-vdekjeprurëse në Izrael në janar për shkak të shqetësimeve se artikuj të tillë mund të implikohen në abuzimet e të drejtave të njeriut./CNN