Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bislimi: Dinari nuk ka qenë i lejuar asnjëherë më parë në Kosovë, Rregullorja e BQK-së nuk është produkt i negociatave nё Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas diskutimeve që janë bërë për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për  “Operacionet me Para tё Gatshme”.

Sipas Bislimit, kjo Rregullore është miratuar nga bordi i këtij institucioni nё fund tё dhjetorit tё vitit qё lamё pas, e si e tillë nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs.

“Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar” – tha zëvëndëskryeministri.

Ai tutje tha se rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, duke thënë se është diçka qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё.

“Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje” – vazhdoi tutje ai.

Ai tha se kjo Rregullore nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit verior.

Tutje zëvendëskryeministri tha se çfarёdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik.

“Duke qenё Autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, Banka Qendrore ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte, financiare apo jofinanciare, persona fizik apo juridik, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja” – shkruajti në Facebook Bislimi.

I njëjti shtoi se nё ushtrimin e kёtij mandati, Banka Qendrore ёshtё e kufizuar me njё sёrё instrumentesh ligjore vendore e ndёrkombёtare, si Kushtetuta e Republikёs sё Kosovёs, Kodi Penal, Ligji pёr Bankёn Qendrore, Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit e shumё tё tjera, por edhe nga njё varg rregulloresh, direktivash e vendimesh tё Parlamentit Europian, Komisionit Europian, Bankёs Qendrore Europiane dhe konventave relevante ndёrkombёtare qё rregullojnё standardet nё operimin me para tё gatshme, paketimin dhe depozitimin e tyre, kёmbimin e valutave tё dёmtuara, heqjen nga qarkullimi dhe riqarkullimi tё valutave tё dёmtuara ose tё falsifikuara, importimin apo eksportimin e valutave tё brendshme dhe tё huaja.

“Natyrisht se e njё rёndёsie tё veçantё ёshtё edhe pёrcaktimi i valutёs e cila lejohet tё pёrdoret nё tё gjitha transaksionet bankare e jobankare, e qё nё rastin e Kosovёs ёshtё vetёm valuta euro” – shtoi zëvendëskryeministri.

I njëjti tha se secili prej qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё ka vepruar nё kundёrshtim me kёtё, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.

Madje ai tha se deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё.

“Kёto deklarata njёkohёsisht synojnё minimin e sovranitetit politik e monetar tё Republikёs sё Kosovёs, dhe si tё tilla duhet tё ndeshen me kundërshtim tё fuqishёm tё secilit prej nesh” – tha Bislimi.

“Transparenca nё import tё valutave tё huaja, konvertimi i tyre nё Euro dhe transferi tek pёrfituesit final, nuk ka asnjё mundёsi tё ndikojё as nё mbarёvajtjen e furnizimeve tё pёrfituesve eventual e as nё zvogёlimin e fuqisё blerёse tё tyre. Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre” – shtoi tutje ai.

Bislimi njoftoi se e vetmja gjё qё zvogёlohet fuqishёm ёshtё hapёsira enorme pёr keqpёrdorim nё emёr tё mbёshtetjes e ndihmave sociale, praktikё kjo e perfeksionuar nga sekserёt politikё nё Beograd, tё cilёt pёr secilin dinar qё kanё dёrguar tek familjet e komunitetit serb nё Kosovё, kanё vjedhur 5 sosh.

I njëjti tha se insistimi qё edhe mё tej transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyreve tё paregjistruara e të palicencuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё.