Bie kurba e infeksioneve nga Covid, 519 raste të reja dhe 11 humbje jetë në 24 orë

519 raste të reja pozitive dhe 11 humbje është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Rastet e reja janë identifikuar nga 3251 testime të kryera.

Siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë viktimat janë të moshave 53-96 vjeç.

“11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça” thuhet në njoftim.

Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër vijon procesi i vaksinimit anti-Covid në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime anti-Covid.

Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të mbajë në fuqi masat kufizuese deri në 25 mars dhe pas kësaj date do të ketë një njoftim të dytë. oranews

Statistika (20 Mars 2021)

Raste të reja ditore        519

Të shëruar në 24 orë     671

Të shtruar në spitale      399

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               3251

Testime totale           529,309

Raste pozitive           120,541

Raste të shëruara       84,625

Raste Aktive             33,783

Humbje jete              2133

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23013

Fier              2596

Durrës                 1561

Vlorë                  1456

Shkodër              1267

Gjirokastër   1196

Korçë                  813

Lezhë                  642

Elbasan               418

Dibër                  343

Kukës                 332

Berat                   146