Besnik Tahiri grumbullon temat e 'rëndësishme' që u thanë në mbledhjen e Kryesisë

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka bërë një kërkesë të qartë lidhur me projektligjin për tërheqjen e Trustit.

Ai kërkoi që kjo pikë të sillet në seancë sa më parë.

Tahiri gjithashtu ka treguar pikat e rëndësishme që u diskutuan në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

“Janë tre tema të rëndësishme që kanë dalë nga kjo mbledhje e kryesisë është debati që do të mbahet për siguri e iniciuar nga AAK. Kërkesa në kryesi është shumë e qartë sjelleni sa më shpejt ligjin për Trustin sepse edhe deputetët e pozitës po e shohin sa e rëndësishme është ky ligj”, tha Tahiri.

Tema tjetër e rëndësishme sipas tij është për ekipin për reformë zgjedhore.

Për AAK-në janë disa pika shumë të rëndësishme siç është zgjedhja e presidentit, numërimi i votave dhe zonat e mbajtjes se zgjedhjeve në Kosovë”, tha ai.