Bërlajolli: Prapashtesa “UR” na përçan ne shqiptarëve

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_____________________________________________________________________________

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për sfidat e gjuhës shqipe.

Gazmend Bërlajolli, përkthyes, tha se nuk është problemi te një ‘fjalor muze’ të fjalëve por, sipas tij, problemi qëndron te një standard që përfshin krejt aftësitë shprehëse të shqipes.

“Duke e përfshirë paskajoren që nuk është e gegënishtes, por duke e përfshirë se është e shqipes e shqipe tjetër s’ka. Unë e bëj një propozim që me ndërhyrjen më të vogël me e mbërri më të madhin efekt, veç shkurtojmë pjesoren aktuale, kur themi ‘kam shku’ jo ‘kam shkuar’, ‘kam mbetë‘, ‘kam pritë‘, se ajo ‘UR’-i, s’ka funksion tjetër në gjuhë, përveç se me na mbajtë të përçamë” – ka thënë Bërlajolli.