Begaj për liberalizimin e vizave: Arritje e merituar, por e vonuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Begaj shpreson që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar sot Kosovës liberalizimin e vizave.

Qytetarët kosovarë nga sot do të mund të udhëtojnë në zonën Schengen, pa pasur nevojë për t’u pajisur me viza.

Ky vendim u nënshkrua më 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.